Kronikë

OFL u dërgon formularin 3 të dënuarve për vrasje dhe vjedhje me armë (Emrat)

12:29 - 06.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Operacioni Forca e LIgjit u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit tre të dënuarve për vepra të ndryshme penale. Burime bëjnë me dije se formulari u është dërguar:




Petrit Merja, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Kreshnik Spahiu, me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja me dhunë”, “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale;

Aleks Dani alias Aleks Tërnova alias Idajet Tërnova me banim në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.