BOTA

Raketa goditi magazinën në Bejrut? Ja videoja që po bën xhiron e botës

14:09 - 06.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë e provokoi shpërthimin e magazinës në Bejrut të Libanit pasditen e së martës, ku kishte 2 700 ton nitrat amoni i cili ndodhej në port prej disa viteve.




Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shpërndarë video të cilat spekulojnë për një raketë që ka goditur magazinën. Në një video të shpërndarë gjerësisht orët e fundit duket diçka që lëviz me shpejtësi në drejtim të vendit të shpërthimit.

Ka mjaft prej përdoruesve të rrjeteve sociale që shprehen se bëhet fjalë për një raketë, ndërsa të tjerë pretendojnë se nuk është asgjë tjetër përveç se një zog që fluturon.

Spekulimeve i dha krahë edhe deklarata e parë e Presidentit Donald Trump, i cili tha se ajo që ndodhi në Beirut ishte një sulm dhe jo incident.

Pas kësaj ishte Departamenti i Mbrojtjes që theksoi se nuk ka të dhëna për një sulm, ndërsa gjatë ditës së djeshme, gjatë një diskutimi me gazetarët Trump tha se nuk dihej ende saktësisht se çfarë ndodhi. “Nuk dihet ende çfarë ndodhi, ishte një sulm apo një incident”,- theksoi Trump.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.