Kronikë

Vrasja e taksistit në Fushë-Prezë, vëllezërit pranojnë krimin: Na ngacmonte të afërmen

11:30 - 06.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë pranuar para uniformave blu se kanë vrarë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, në Fushë Prezë.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton se dy vëllezërit kanë deklaruar në polici se janë përpjekur të zgjidhnin konfliktin me Budllën, duke folur me të.

Siç raporton gazetarja Bezat vëllezërit kanë pohuar se kanë pasur një konflikt fizik me të moshuarin pak kohë më parë, ku i kanë kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja e tyre, por sipas tyre, ai kishte vazhduar veprimet e pahijshme dhe kjo i ka detyruar të ndërmarrin aktin ekstrem.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.