Kryesore

Ambasada e SHBA mbështet SPAK dhe policinë: Të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime

17:59 - 07.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada Amerikane përmes një reagimi të publikuar në faqen e saj në ‘Facebook’  ka mbështetur punën e SPAK dhe Policisë së Shtetit.




Ambasada shkruan se profesionistët e sistemit të drejtësisë duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje.

“Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE”, thuhet në qëndrimin e Ambasadës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.