Kronikë

OFL iu dërgon formularin pesë të dënuarve për vrasje dhe drogë (Emrat)

15:33 - 07.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

OFL ka zbarkuar sot në qarkun e Gjirokastrës dhe kërkon që të plotësohet formulari i deklarimit të pasurisë nga 5 të dënuar për krime të rënda.




Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho), banues në Fier, dënuar për veprën penale “Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit” kryer në bashkëpunim

Adriatik Gaba, me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Klaudion Karagjozi, me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Xhevair Derxhia, me banim në Lazarat Gjirokastër, dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Rimel Shehu, me banim në Tepelene, dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.