Kryesore

Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve, sot zhvillohet dy përballje të forta për dy vende në çerekfinale

15:04 - 07.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas një pauze më të gjatë se pesë muajsh si shkak i coronavirusit do të rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve.




Disa ndeshje të Ligës së Kampionëve të fazës së 1/8-tës kanë mbetur pa zhvilluar ndeshjen e fundit pas pezullimit të futbollit shkaku i pandemisë.

Megjithatë, pas plot pesë muajsh tani rikthehet ethet e futbollit magjik të garës më prestigjioze ekipore.

Sot janë në plan të zhvillohet dy ndeshje kthyese të fazës së 1/8-tës, ku katër skuadra luajnë për dy vende të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Përballje më e fortë dhe më interesante pritet të zhvillohet në Etihad, ku Manchester City pret Real Madridin.

City ka fituar takimin e parë në Santiago Bernabeu me rezultat 2-1 dhe është favorit për të kaluar tutje, por Mbretërit besojnë shumë në kualifikim.

Takim interesant pritet të zhvillohet edhe në Allianz Stadium të Torinos, ku Juventusi e pret Lyonin.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Francë është fituar nga Lyoni me rezultat 1-0, por Bianconerët janë të bindur se do ta shkrijnë epërsinë dhe do të kalojnë në çerekfinale.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen nga ora 21:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.