Aktualitet

Shënohen 135 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit

16:15 - 07.08.20 gsh

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi një viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar dhe 135 raste të reja.



Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19 në që janë në banesë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët se:

Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.

I bëjmë thirrje qytetarëve të prekur nga Covid19 të respektojnë vetëizolimin, në mënyrë që të mos bëhen burim për përhapjen e infeksionit.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.

COVID-19 – Statistika (7 Gusht 2020)

Testime totale 44881

Raste pozitive 6151

Raste të shëruara 3227

Raste Aktive 2735

Humbje jete 189 (Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1558

Durrës 348

Shkodër 231

Vlorë 98

Fier 90

Kukës 94

Korçë 85

Lezhë 80

Elbasan 45

Berat 44

Dibër 33

Gjirokastër 29

 

 

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.