BOTA

Shpërthimi në Bejrut/ Mjeku tregon turnin 52 orësh, mes gjakut, në një spital të shkatërruar

15:52 - 07.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku Bassam Osman nga Bejruti ka rrëfyer shqetësimin dhe frikën e trajtimit të disa prej të plagosurve nga shpërthimi masiv që u ndodhi pak ditë më parë.  Ai tregoi për “Daily Mail” mënyrën se si u kujdes për qindra pacientë për 52-orë në një spital, gjithashtu i dëmtuar gjatë shpërthimit.




Ai e përshkroi vendin si një kaos, ku tavanet dhe dritaret e spitalit ishin shkatërruar, shihje kudo njerëz të plagosur e të gjakosur, që ulërinin nga dhimbjet. Vetëm 10 minuta mbas shpërthimit spitali u mbush plot, tregon mjeku mes të tjerash.

1 2
<
>

“Duhej të improvizonim, duhej të bënim më të mirën tonë duke llogaritur edhe stafin e spitalit që kishim.”

Banorët, studentët, infermierët, nëpunësit, dhe stafi i spitalit u mblodhën për të ofruar ndihmë.

“Ky ishte një moment në të cilin e ndjeva veten me fat se i kisha të gjithë pranë”,- thotë ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.