BOTA

Shpërthimi në Bejrut/ Presidenti i Libanit: Ekziston mundësia që shkaku të jetë një raketë ose bombë

17:22 - 07.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Libanit Michel Aoun  tha se hetimet rreth shpërthimit të depove në Bejrut nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse është shkaktuar nga pakujdesia, një aksident apo ndërhyrje e mundshme e jashtme.




“Ekziston mundësia e ndërhyrjes së jashtme me një raketë, bombë ose një akt tjetër”, tha Aoun.

Ai shton se hetimi i shpërthimit në depo, ku ndodhej materiali shumë eksploziv, po zhvillohet në tre nivele, shkruan tg.

“Së pari, si hyri dhe u ruajt materiali eksploziv…së dyti, nëse shpërthimi ishte rezultat i pakujdesisë apo një aksident…dhe së treti, mundësia që të kishte ndikime të jashtme”, tha ai.

Autoritetet shtetërore kanë konfirmuar se deri më tani kanë ndërruar jetë mbi 150 persona dhe janë lënduar mbi pesë mijë persona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.