BOTA

Tragjedia në Bejrut, Papa Françesku dhuron 250 000 euro për Kishën libaneze

21:42 - 07.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Papa Françesku i ka dhuruar 250 000 euro Kishës libaneze pas shpërthimit katastrofik të portit në Bejrut, ku humbën jetën qindra qytetarë, ndërsa mbetën të plagosur mijëra të tjerë.




“Kjo është një shenjë e afërsisë atërore të pontifit ndaj personave në vështirësi serioze”, e përshkroi Vatikani dhurimin.

Gjatë një Auditori të Përgjithshëm, të mërkurën në Romë, Papa u lut për Libanin, duke kërkuar që me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare të kapërcejë krizën që po kalon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.