Kronikë

Goditën me sende të forta 3 policë në Himarë, arrestohet 49-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

15:11 - 08.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Goditën me sende të forta 3 policë në Himarë, arrestohet 49-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër




Një 49-vjeçar ka rënë në pranga e policisë në Himarë, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, pasi kanë goditur me sende të forta 3 punonjës të policisë, , pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti.

Uniformat blu arrestuan shtetasin M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.

Në fshatin Vranisht, Himarë, shtetasi M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.

—-

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. Xh., 19 vjeç, banues në fshatin Llakatund, pasi është konstatuar në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, duke drejtuar motorrin pa targa dhe pa leje drejtimi përkatës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.