AKTUALITET

Studimi australian/ Mjeku publikon të dhënat: Transmetimi i virusit në shkolla është i kufizuar

11:31 - 08.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka publikuar në ‘Facebook’ të dhënat e një studimi të kryer nga Qendra për Kërkimin e Survejancën e Imunizimit të NSË-Australi, sipas të cilit konkludohet se transmetimi i virusit në institucionet arsimore është i kufizuar.




Të dhënat, sipas mjekut shqiptar, tregojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse: rritet ndërgjegjësimi komunitar, implementohen strategjitë e higjienës, qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Mesazhi i mjekut:

❗Lajm i mirë mbi nxënësit miqtë e mi!

Në shtetin Neë South Ëales të Australisë (popullatë 7.54 milionë banorë), evidentohet se trasmetimi nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar deri më sot.

 

❓Pse ka rëndësi Australia?

 

Dy arsye:

Shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi.

Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit.

 

Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat!

 

Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSË-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje:

 

Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 03 Korrik 2020.

6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19.

521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar.

319 (61.2%) kontakte të ngushta u testuan me RT-PCR (“tamponi”).

44 (8.4%) kontakte të ngushta u testuan me testet serologjike (“antitrupa anti-SARS-CoV-2”).

✅ ASNJË NGA 521 KONTAKTET E NGUSHTA NUK U INFEKTUA!

✅ ASNJË I VETËM!

 

Përfundimet e NCIRS:

U gjetën 3 shkolla fillore, 2 shkolla të mesme (viti 7-12) dhe një kopësht me raste primare të COVID-19, nga të cilët 2 ishin mësues dhe 4 ishin nxënës/fëmijë.

Ndër 521 kontaktet e ngushta nuk pati asnjë evidencë për transmetim sekondar.

Studimi unë i mëparshëm (Term 1), i publikuar në The Lancet Child and Adolescent Health, tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.

Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishmë pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë.

Të dhënat tona nga Term 2 evidentojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse:

✔ rritet ndërgjegjësimi komunitar,

✔ implementohen strategjitë e higjienës dhe të mitigimit,

✔ qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat,

✔ testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

 

Rrini të qetë për fëmijët por vazhdoni masat mbrojtëse, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë!

 

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.