AKTUALITET

Ditë me diell dhe temperatura të larta/ Parashikimi i motit për javën që vjen

21:28 - 09.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Java që vjen do të ketë një mot të mirë dhe temperatura të larta. Sipas njoftimit të SHMU, java do të nis dhe do të mbyllet me temperatura të larta dhe ditë me diell




Njoftimi

Përshëndetje nga SH.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit sa i përket javës që presim përpara! Sipas modeleve të parashikimit, ditët e javës që presim përpara duket se do të “kopjojnë” njëra tjetrën dhe i gjithë parashikimi mund të mblidhet në një tablo të përgjithshme. Por çfarë pritet të ndodh?

Harta e plotë

Të ndikuar nga disa kushte atmosferike specifike (të cilat s’po i hyjmë në detaje), të gjitha ditët duke filluar që nga ajo e Hënë deri të Premten ditët nisin me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Më pas nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodh fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e nxehta të ditës në relievet kodrinore-malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, por hera herës reshjet në kohë afatshkurtër do të marrin karakterin e shtrëngatave dhe stuhive. Ndërkohë ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare mund të rrijnë të qetë pasi nuk do të preken nga reshjet e shiut.

Gjithashtu ditët do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje të territorit. Si përfundim për pushuesit në plazh shqetësim i lehtë mund të jetë fenomeni i erës pasi nga orët e mesditës deri ato të pasdites fiton intensitet dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 5-8m/s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.