AKTUALITET

Drejtoresha rezulton me Covid, mbyllet Drejtoria Arsimore e Elbasanit

09:20 - 09.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme, ISHP konfirmoi 19 raste me koronavirus në Elbasan, duke shënuar kështu shifrën më të lartë brenda 24 orëve që prej fillimit të pandemisë.Ndërkohë, e infektuar është edhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Elbasanit duke bërë kështu që të mbyllet kjo drejtori, raporton abcnews.




Shkak është bërë përgjigja e testit për covid-19 të drejtoreshës së këtij institucioni. Anila Çota ka rezultuar pozitive, dhe kështu i gjithë stafi është vetëkarantinuar. Elbasani numëron aktualisht 64 raste aktive me koronavirus, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë rreth kanë ndërruar jetë 7 pacientë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.