Kronikë

Aksident i rëndë në Vlorë, makina bie në kanal, humb jetën 65-vjeçari

13:08 - 10.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë është regjistruar në Orikum,ku një makinë ka rënë në kanal  e për pasojë ka ndërruar jetë 65-vjeçari me iniciale H.K.




Ndërkohë, një persona në Sazan ka rrezikuar mbytjen, ndërsa riojet bregdetare janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Njofitmi i policisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit.

—-

Rreth orës 11:40, në afërsi të ishullit të Sazanit një varkë peshkimi ka konstatuar një person që rrezikohej të mbytej, i cili po transportohet drejt Portit të Vlorës nga mjeti lundrues i Rojes Bregdetare dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Është njoftuar ambulanca dhe shërbimet e tjera policore të cilat janë nisur drejt portit për marrjen e personit.

Po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.