BOTA

Arrin në më shumë se 20 milionë numri i të infektuarve me COVID-19 në botë

12:27 - 10.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri i të prekurve me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 20 milionë.




Sipas faqes së internetit “Ëorldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 20 026 161 raste të koronavirusit.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me 5 199 444 raste.

Pas SHBA-së renditen Brazili (3 035 582), India (2 215 074), Rusia (887 536), Afrika e Jugut (559 859), Meksika (480 278), Peru (478 024), Kolumbia (387 481), Kili (373 056), Spanja (361 712), Irani (326 712), BM (310 825), Arabia Saudite (288 690), Pakistani (284 660), Bangladeshi (257 600), Italia (250 566) dhe Argjentina (246 499).

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania (217 281), Franca (197 921), Iraku (150 115), Filipinet (129 913), Indonezia (125 396), Kanadaja (119 451) dhe Katari (112 947).

Pas shfaqjes për herë të parë në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën e kanë humbur 734 020 persona.

Ndërkaq, 12 900 625 milionë njerëz janë shëruar nga virusi, ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 6 391 516 raste aktive.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.