AKTUALITET

Rritet kurba e të infektuarve me COVID-19/ Bashkia mbyll çerdhet dhe kopshtet në Pukë

15:03 - 10.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkia Pukë përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se ka vendosur mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ” Nën Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka”, pas shtimit të rasteve me COVID-19.




Njoftimi i Bashkisë Pukë:

Për shkak të rikthimit të rasteve me COVID në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ” Nën Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës.

Mbyllja bëhet përshkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.

Ju faleminderit

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.