Shëndet

3 ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

21:14 - 11.08.20 gsh

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen.



Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por edhe konsumi i ushqimeve të duhura janë të rëndësishme për parandalimin e kavitetit, prishes së dhëmbëve dhe sëmundjeve të mishrave të tyre.

Ushqimet më të mira për dhëmbët janë ato që neutralizojnë acidet, ofrojnë minerale dhe vitamina për të riparuar enamelin e dhëmbëve dhe stimuluar sekretimin e pështymës.

AgroWeb.org jep rekomandimet e mëposhtme për ushqimet më të mira dhe më të këqija për shëndetin e gojës.

Qumështi Dhe Nënproduktet e Tij

Qumështi është një produkt bylmeti i pasur me kalcium, fosfat dhe vitaminë D që e ndihmon organizmin të shfrytëzojë plotësisht kalciumin. Të gjithë këto ushqyes janë të dobishëm për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm e të fortë.

Pirja e rregullt e qumështi riparon enamelin e dhëmbëve dhe forcon kockat.

Edhe djathi apo kosi janë një zgjedhje e shkëlqyer për kockat dhe dhëmbët sepse ndihmojnë në sekretimin e pështymës.

Ato përmbajnë kalcium dhe fosfat  që ndihmon në neutralizimin e acideve në gojë por edhe kaseinë që forcon sipërfaqen e dhëmbëve.

Agrumet

Agrumet si portokalli, qitro e të tjera janë të rekomandueshme për shëndetin e gojës, nëse konsumohen pa e tepruar.

Për më tepër, ato përmbajnë shumë vitaminë C, e cila u bën mirë mishrave dhe pengon inflamacionin e tyre.

Lëngu i portokallit pastron dhëmbët dhe gojën natyralisht.

Ai largon bakteret e dëmshme dhe parandalon prishjen e dhëmbëve.

Lëngu i portokallit ka aciditet ndaj menjëherë pas pirjes duhet të lani dhe pastroni dhëmbët.

Barishtet

Barishtet janë të pasura me prebiotikë të cilat shumojnë bakteret e mira në gojë.

Sa më të errëta të jenë ato aq më e lartë është përmbajtja e mineraleve që u bëjnë mirë dhëmbëve.

Shembuj të mirë të barishteve janë: kale, spinaqi, rukola etj.

Ushqimet Më Të Këqija Për Shëndetin e Dhëmbëve

Sipas ekspertëve, pijet e gazuara dhe me sheqer, frutat e thata, biskotat e kripura, thjerrëzat dhe fasulet nuk janë të përshtatshme.

Ato përmbajnë acid fitik i cili pengon përthithjen e ushqyesve të pasur nga dhëmbët.

Për të neutralizuar këtë acid, në rastin e legumeve, këshillohet futja e tyre në ujë për gjithë natën dhe më pas gatimi. /AgroWeb.org

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.