AKTUALITET

Infektohet me COVID-19 futbollisti në Fier, autoritetet: Të ndalohen dasmat

18:27 - 11.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 12 raste të reja me COVID-19 në Fier dhe Patos, ku mes tyre mësohet se ka rezultuar pozitiv dhe një futbollist i ekipit Albpetrol rreth 30 vjeç.




Nuk dihet se ku mund të jetë infektuar, por dyshimet janë për në Tiranë, ku përpara dy javësh ka dhënë provime, ndërsa ka luajtur bashkë me ekipin ndeshje në Librazhd.

30 vjeçari është në gjendje të mirë, ndërsa 5 anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë simptoma të semundjes.

Ndërkohë në Fier 11 persona janë infektuar në plazhe dhe dasma. Sakaq,  autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje që dasmat të ndalohen edhe nëpër shtëpi, ndërsa shezllonet të jenë pa veshje prej rrobe me qellim që të dezinfektohen lehtësisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.