Kosova

I izoluar prej nëntë ditësh, këshilltari tregon për gjendjen e Kryeministrit Hoti: Pak lodhje dhe kollë

16:48 - 11.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej nëntë ditësh, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ndodhet i izoluar, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.




Këshilltari i tij për media, Xhavit Beqiri ka dhënë detaje përsa i përket gjendjes së tij shëndetësore.  Beqiri ka treguar për Gazetën Express edhe për takimet virtuale që ka zhvilluar sot shefi i ekzekutivit.

“Mirë është siç e keni parë tërë ditën e ka pas aktive me takime virtuale nga banesa e tij. Ka pas më herët takim me krerët e sigurisë, po ashtu ka pas takim me kryetarët e komunave dhe drejtorët e departamenteve komunale për shëndetësi, pastaj një takim tjetër me kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë për arsim. Në këto dy takime kanë qenë të pranishëm edhe dy ministrat përkatës, ku është diskutuar për opsionet për fillimin e vitit shkollor.

Ai do të kalojë atë 14 ditëshin, pra do t’i përmbahet protokollit, më pas kur të dalë negativ do t’i kthehet punës. Kemi biseduar vazhdimisht dhe nuk ka simptoma të tjera, pak një lodhje të lehtë, por përveç kollës nuk ka ndonjë simptomë tjetër. Këto ditët e fundit sidomos sot e ka pas plot me angazhime”, ka deklaruar këshilltari i Hotit.

Hoti ka njoftuar se rezultoi pozitiv me COVID-19 më 2 gusht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.