Kronikë

Kanos me armë zjarri një shtetas për motive të dobëta, arrestohet 19-vjecari në Vlorë

17:06 - 11.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 19-vjeçar në Vlorë ka rënë në pranga e uniformave blu, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit me iniciale T.D për motive të dobëta.




Në pranga përfundoi shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.