BOTA

Flet e mbijetuara e shpërthimit në Bejrut: U paralizova nga frika, nuk ia dolëm të shkonim në spital

08:37 - 12.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rima Majed, një banore dhe profesoreshë në Universitetin Amerikan të Bejrutit ka rrëfyer për CNN tmerrin që përjetoi gjatë shpërthimit në vendin e saj.




“Po takohesha me miqtë e mi për kafe në një kafene në lagjen Hamra, kur papritur toka po tundej poshtë këmbëve tona. Dikush bërtiti, ‘tërmet!’. Mirëpo, shoku im i cili e përjetoi periudhën 15 vjeçare të luftës civile në Liban nga viti 1975 deri në vitin 1990, thoshte se ishte një shpërthim!

Para se të adaptohesha me atë që sapo ndodhi, pasoi edhe një shpërthim i dytë madje edhe më i madh se i pari. Ndërtesat po copëtoheshin nga vala e shpërthimit dhe qelqi binte mbi ne, unë u paralizova nga frika.

Kur pluhuri filloi të harmonizohej në ambient, gjithçka që shihja në ato momente ishte shkatërrim – njerëz të përgjakur, një kafene e kthyer në ngjyrë hiri, rrënoja në rrugën e gjatë – sirenat e makinave ishin shurdhuese’’ , u shpreh ajo.

Më tej shton: Megjithëse pata fatin të shpëtoja nga shpërthimet pa shumë prerje apo mavijosje, mikja ime në kafene e pësoi rëndë. Xhami i thyer ra mbi të, duke hapur një plagë në këmbën e saj, gjaku po i rridhte shumë dhe e njëjta duhej t’i nënshtrohej një mjekimi të menjëhershëm.

Nxituam ta marrim taksinë e parë që e pamë në rrugë, dhe i kërkuam shoferit të na dërgonte në qendër të qytetit – shpresonim që të gjenim një spital që mund ta trajtonte miken tonë nga incidenti. Derisa hipnim në taksi, u bë e qartë se shpërthimi nuk e kishte dëmtuar vetëm lagjen tonë – shpërthimi kishte tronditur pjesën më të madhe të qytetit. Dhe pak spitale ishin në dispozicion për të pranuar pacientë.

Teksa rrëfen për peripecitë që kaloi më 4 gusht, Majed shpjegon se spitalet ishin të stërmbushura dhe të ngarkuara.

“Trafiku vërshonte nga makinat, ne nuk ia dolëm të shkonim në spital, kështu që përfunduam tek shtëpia e një të afërmi i mikes tonë, i cili jetonte afër dhe ishte mjek.

Në kohën kur arritëm, shtëpia e tij ishte shndërruar tashmë në një objekt spitali. Fqinjët e plagosur ishin aty, të mbuluar me gjak”.

Shpërthimi i fuqishëm  la të vdekur së paku 163 persona dhe 6,000 të tjerë të lënduar, madje rreth 300 mijë njerëz mbetën pa një çati mbi kokë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.