AKTUALITET

Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president të Kosovës

19:41 - 12.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se sot ka pasur një mbledhje me strukturat drejtuese të partisë së tij, ku janë diskutuar shumë zhvillime politike në Kosovë.Haradinaj shprehet se do të shpallë kandidaturën për president, duke thënë se do të donte ta pasonte Thacin në detyrë.Më tej, Haradinaj thekson se detyra e presidentit për të do të ishte nder dhe përgjegjësi e madhe.




Postimi i Ramush Haradinajt:

Sot në takimin me strukturat udhëheqëse të Aleancës, u diskutuam për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend, me theks të veçantë tek menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi dhe mbarëvajtjen e koalicionit qeverisës.Aleanca qëndron fuqishëm në përkrahjen e menaxhimit efektiv të pandemisë, duke përkrahur bizneset dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve, me masa të propozuara nga ekspertët shëndetësor.

Gjithashtu në dialogun me Serbinë, ne jemi për marrëveshje që sjell njohjen në kufijtë ekzistues, duke ruajtur karakterin unitar të Kosovës së 17 shkurtit.Ne jemi kundër dialogut teknik, i cili për më shumë se një dekadë i ka shkuar në favor vetëm Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar.

Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë.

RH


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.