KULTURË

Zamir Mati: Flota detare, nga legjendat te keqkuptimet

17:10 - 12.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me rastin e 75 vjetorit te Flotës UShtarake e Detare, Zamir Mati, autor i librit  “Flota Luftarake Detare 1945- 15 gusht 1992” bashkon pjesëzat e historisë së detarisë, nga legjendat te keqkuptimet. Si djali i kundëradmiral Abdi Matit  ai jep këndvështrimin e tij për ngajrjet e bujshme që nga incidenti i Korfuzit e deri te datat e përvejtorëve.




-Ju keni botuar në librin tuaj 640 faqesh historinë e Flotës Luftarake Detare 1945- 15 gusht 1992. Në 75-vjetor, a ka diçka që mund të veçojmë?

Në rradhë të parë për traditën detare ka shumë për të folur dhe shkruar. Libri im i botuar në dhjetor 2018 dhe i cili u prezantua në komandën e Forcave Detare, Durrës të cilën dëshiroj ta falenderoj edhe një herë e sidomos për aktivitetet e cila organizon në respekt të traditës detare si element i rëndësishëm për njohjen e vlerave të saj në shërbim të formimit kulturor historik, në përgatitjen e oficerave detarë e efektivit të saj.

A është e mjaftueshme si vazhdimësi e njohjes së traditës detare ?

Njohja e traditës së detarisë dhe rruga historike e saj është e rëndësishme për të kuptuar më mirë dhe për të zhvilluar detarinë si një karakteristikë e vendeve bregdetare dhe aq më shumë për pozicionin e veçantë që ka Shqipëria në detin Mesdhe. Kësaj njohje dhe vazhdimësie i shërben mendimi historik i kënduar e shprehur nga Homeri në poemat e tij “iliada” dhe “Odiseu”. Në luftën e Trojës morrën pjesë me anijet e tyre edhe prinjësit e fiseve “barbare” dhe të “Dodonës” dimërkeqe të cilat ne i njohim pak më vonë si Iliria. Liburnët, fiset ilire që jetonin në veri të detit Adriatik me anijet e tyre transportuan në anën tjetër të Otrantos fiset ilire të mesapëve, japigëve, daunëve e peuketëve. Plini në Histori të natyrës tregon në formë legjende se; “nëntë të rinj dhe po aq virgjëresha të ardhur nga iliria, lindën 12 popuj”.

Është Tukididi që vërteton origjinën e «phanecianëve» të cilët kishin ardhur nga iliria, ashtu si Homeri ka folur për «phanecianët gjigandë» si dhe Straboni për korinthasit të cilët pushtuan Kerkyrën dhe aty u ndeshën me liburnët të cilët ishin phaenecianët dhe ata kishin ardhur nga iliria.

117444832_2652583988337638_8036488221947544254_n 117473392_382356999395522_5536661598741688052_n 117392860_924719314680880_3950532052314990031_n 117644861_4118414201563665_8999757681572902884_n
<
>

 

Kartagjenasit, që legjendat i lidhin me fenikasit lundërtar nuk arritën të zbarkonin e të pushtonin bregdetin e Epirit dhe flota kartagjenase pësoi humbje të mëdha e u tërhoq në Siçili.

Është pikërisht flota luftarake e Pirros së Epirit e cila në vitin -280 para erës së re ndërrmori fushatën në jug të Italisë.

Kjo flotë zbarkoi kuaj, elegantë në brigjet përtej detit Jon e Adriatik. Flota e Pirros së Epirit transportoi 20 000 (hoplitë) këmbësorë të armatosur rëndë, 1300 kalorës, 2000 shigjetarë, 5000 hobëtarë dhe 19 elefantë të paisur me mjetet luftarake.

Fushata e Pirros së Epirit u zhvillua në vitet -280-275 para erës së re.

– Po për kohën moderne dhe shtetin shqiptar çfarë mund të themi?

Zhvillimi i detarisë në hapsirën detare ku ndodhet edhe bregdeti i vendit në këtë anë të Detit Mesdhe nuk mund të kuptohet pa ngjarjet historike detare ku ndërthuren në shekuj e interesat e fuqive botërore dhe ku në këtë hapsirë detare janë vënë përballë e kanë lundruar flotat më të mëdha të kohrave si romake, ilire, helene, veneciane, papale, turke, flotat e kryqëzatave, austrohungareze, ruse, Royal Nevy, italiane, gjermane, flota e USA-as, flota e BRSS, flota jugosllave, flota franceze, flota greke, flota e Detit të Zi, flota e VI amerikane dhe Flota Luftarake Detare 1945-15 gusht-1992.

Pikërisht në këtë hapsirë detare kalonte kufiri i frontit në Luftën e Ftohtë e në këtë kufi lufte Flota Luftarake Detare 1945- 15 gusht 1992 shërbeu me kulturë detare, me devotshmëri, me profesionalizëm për 48 vite të jetëgjatësisë së saj, pa incidente a pa rënë në provokime, ku vija e frontit e Luftës së Ftohtë mund të ndizej e të përfshihesh në një luftë të tmerrshme të zjarrtë.

-A mund ta marrim për të vërtetë këtë, kur dihet incidenti i kanalit të Korfuzit?

Po, është incidenti i ngushticës së Korfuzit dhe jo i kanalit të Korfuzit. Dhe pikërisht emërtimi i këtij incidenti me vendndodhje jo të saktë është shfrytëzuar qëllimisht nga pala angleze si një mjet manipulimi. Çfarë do të thotë një emërtim i ndryshëm nga vendndodhja e incidentit. Kanali i Korfuzit është një hapsirë, një linjë dhe rrugë detare me kordinata të përcaktuara brënda ngushticës së Korfuzit nga misionet MEDRI të Komandës Aleate të Mesdheut në dhjetor 1944 dhe janar-shkurt 1945 që do të lejonte kalimin e anijeve në këtë hapsirë të kontrrolluar dhe të çminuar nga minat e vendosura prej gjermanëve nazistë gjatë luftës së dytë botërore.

Kjo linjë dhe rrugë e sigurtë dhe e përcaktuar me kordinata në hapsirën detare të ngushticës së Korfuzit do të thotë se hapsira jashtë kësaj linje të përcaktuar është e pa kontrrolluar, e pa çminuar dhe kështu është jo e sigurtë dhe e ndaluar për lundrim.

Incidenti është një ngjarje e trishtueshme sepse humbën jetën 44 marinarë e oficerë të Royal Navy por duke e riparë me dokumentet e deklasuara të arshivave angleze e të admiraliatit të Royal Navy, dokumente të botuar nga studiues në media dhe faktet materiale që nxorri ekspedita shqiptare-amerikane në vitin 2008 për fund detin në gjirin e Sarandës, tregojnë se dokumentat e përgatitura nga admiraliati për kalimin e anijeve të Royal Navy ishin për një aksion me urdhëra luftarakë e ushtarakë jo normale në kohë paqeje, urdhëra të cilët u kërkuan të tregoheshin në gjykatë por që nuk u paraqitën nga pala angleze dhe nuk u kërkuan si domosdoshmëri të paraqitjes së tyre prej gjykatës.

Gjithashtu vend ndodhja e shpërthimit të minave detare ishte jo në kanalin e caktuar të lëvizjeve për anijet, siç e shprehte aktakuza, por jashtë këtij kanali kalimi dhe shumë afër bregut të qytetit të Sarandës dhe jo në kordinatat e përdorura në gjyqin ndërkombëtar të Hagës. Bashi i anijes luftarake i mbetur në fund deti nga shpërthimi i minave detare është në ujrat territoriale shqiptare afër bregut dhe jashtë kanalit të kalimit i caktuar mbas kontrollit dhe pastrimit nga misionet MEDRI i Komandës Aleate të Mesdheut në muajt dhjetor 1944-janar-shkurt 1945, mision në të cilin morri pjesë edhe përfaqësuesi shqiptar, kapiteni i parë marinës shqiptare Abdi Mati.

Pikërisht kordinatat ku gjendet bashi i fundosur i anijes angleze jashtë kanalit të caktuar për lëvizjen e anijeve përcakton edhe emërimin që me dashakeqësi ka marrë ky incident i cili ka ndodhur jashtë kanalit të përcaktuar nga misionet MEDRI por në hapsirën shqiptare të ngushticës së Korfuzit në kordinatat 39 o 49’ 11,0’’ V dhe 19 o 58´ 7,29’´ L. Kjo pasaktësi e vendndodhjes së shpërthimit të minave ka lejuar interpretimin dhe anësinë e gjykimit, njëanshmërinë në favor të palës angleze.

Po ashtu edhe mos marrja parasysh prej Gjykatës së Hagës e gjëndjes së luftës midis me Mbretërinë e Greqisë dhe RP të Shqipërisë dhe fillimin e luftës civile në Greqi, ku në këtë hapsirë lufte anglezët u bënë palë, të njëanshëm duke shkelur ligjin ndërkombëtar të mosndërhyrjen ushtarake në konfliktet dypalëshe.

Gjykata e Hagës për incidentin në kanalin e Korfuzit dhe dy vendime;

-Vendimi që dënonte Shqipërimë pa argumente e fakte për minimin e “kanalit të Korfuzit”

-Vendimi që dënonte Anglinë për shkeljen e sovranitetit të ujrave shqiptare në operacionin e deminimit të datës 12-13 nëntor 1946.

– Ju mendoni se gjykimi ka qenë i padrejtë?

Gjykim e padrejtë e tregojnë faktet dhe dokumentet e nxjerra nga deklasifikimi i arkivës angleze dhe admiraliatit të ‘Royal Navy’ por edhe gjetjes në fund detin e ujrave shqiptare pranë Sarandës të bashit të anijes luftarake angleze. Në historinë botërore gjithmonë ka revizionim të ngjarjeve historike e pikërisht historianët e studiuesit pothuaj e kanë revizionuar ngjarjen e incidentit në ngushticën e korfuzit me fakte e materiale të reja. Në këtë kuptim edhe Gjyqi i zhvilluar në Gjykatën e Hagës për këtë ngjarje është moralisht i përmbysur duke nxjerë në pah megallomaninë e politikës angleze në sjelljen ndaj sovranitetit territorial të vendeve të vogla dhe forcën ndaj tyre.

– Ju në librin tuaj e theksoni duke vendosur gjithëherët datën 15 gusht 1945, çfarë domethënie ka kjo datë?

15 gushti 1945 është dita e krijimit të Flotës Luftarake Detare, një nga flotat më të arrira në historinë detare shekullore iliro-shqiptare.

-Ju nënkuptoni se në historinë tonë detare ka shumë flota?

Në bazë të kritereve historike detare çdo flotë ka flamurin e saj, ka komandantin e saj, ka anijet e saj dhe organizimin e funksionin e saj ashtu siç ka edhe edhe jetëgjatësinë e saj.

Gjithashtu çdo flotë ka po kështu edhe ditën e saj të shënuar historike. Kështu Flota Luftarake Detare 1945-1992 ka vitin e krijimit dhe të përfundimit të misionit të saj në mbrojtje të kufijve detare të Atdheut. Flota luftarake Detare ka zgjedhur ditën historike të krijimit të saj 15 gusht 1945, ditën kur lëshuan në det motovedetën të tipit MV JO-48 gjerman që nxorrën nga fund deti në bregdetin e Sarandës ku ishte vetëfundosur nga nazistët ashtu si u nxorrën edhe vedetat e tjera tip Elko të cilat ishin përdorur nga flotiljet fashiste dhe naziste dhe po ashtu të vetëfundosura prej tyre. Së bashku me motovedetën MV JO-48 u riparuan edhe dy motevedetat tip Elko të cilat u armatosën me një top 20 mm dhe dy mitraloz Breda 8 mm të prodhimit italian. Dy motovedetat tip Elko prodhim amerikan të prodhuara për flotën e luftës fashiste italiane. Ato u armatosën dhe morrën numrin luftarak M10 dhe M12.

Motovedeta MV JO-48 morri emrin e Heroit të Popullit “Mujo Ulqinaku”.

Pikërisht kjo ditë 15 gusht 1946 dhe lëshimi në det i motovedetës me emrin «Mujo Ulqinaku» është dita historike simbolike e krijimit të FLD 1945-1992.

– Po dita e 25 dhjetorit çfarë simbolizon?

 

 

25 dhjetor 1925 është dita kur Qeveria Shqiptare e dalë nga Kongresi i Lushnjes bleu dy dragamina të vjetra gjermane të klasit FM1 dhe me numër M16, M23 mbas një riparimi kapital në itali. Blerja e tyre u likujdua nëpërmjet një transaksioni financiar të dyshimtë nëpërmjet një banke rumune. Po ashtu u blenë edhe katër motovedetat Elko të pa armatosura.  Është e drejta e sejcilës flotë të zgjedhë ditën e saj por kjo ditë nuk mund të mohojë ditë të tjera të rëndësishme të historisë detare. Kjo zgjedhje, datë, ka marrë simbolikë politike sepse ajo ka mohuar data historike dhe flota të tjera që janë të njohura në historinë detare shekullore iliro-shqiptare me një vendim politik shtetërorë.

-Si mund të zgjidhet kjo kontraditë?

Do të ishte më e drejtë që Forcat Detare të zgjidhte një datë larg qëndrimeve ekstreme politike, mohuese ose mbivletësuese. Kultura historike detare do të zgjidhte një datë të veçantë që do të kthehej si një ditë feste për të gjithë detarinë dhe kështu të respektonte datat historike të shënuara që ka tradita detare iliro-shqiptare dhe të respektohej prej të gjithëve si një festë e detarisë. Duke nënvleftësuar dhe mbyllur muzetë historikë të detarisë ndodh e njëjta gjë të cilën e quajmë harresë, ashtu si edhe pothuaj çuarja e të gjitha mjeteve në skap, e anijeve, nëndetseve, etj, është një rrugë drejtë harresës. Edhe mburrja se me zhytjen e anijeve të FLD në bregdetin në Ksamil e Dhërmi do të kemi një turizëm nënujor që do të na çudisë është pothuaj e njëllojtë me haresën kur akoma nuk kemi një muze të detarisë.

  • Si mund të vlerësohet, tradita detare?

Ne sot admirojmë siluetin e anijes së stampuar në pak monedha ilire në kokeksionin numizmatik të arkeologjisë. Po ashtu amforat e shumta prej qeramike të gjetura në fund det, ne me fantazi imagjinojmë ato në anijet të cilat i mbartnin në bordet e tyre, anijet ilire. Pikërisht kjo është çfarë kërkohet edhe për traditën e afërt detare e në këtë rast edhe për Flotën Luftarake Detare 1945-15 gusht-1992. Dokumenti i parë i rëndësishëm në historinë e FLD 1845-1992 është vendimi i Komandantit të Përgjithshëm Gjeneral-kolonel Enver Hoxha për caktimin Kapiten i parë i marinës oficerin detar Abdi Mati i cili kishte mbaruar akademinë e marinës mbretërore italiane dhe kishte shërbyer në flotën e italisë fashiste, në kryqëzorin “Cadorna” deri në shkurt 1943 kur Abdi Mati u rrjeshtua në Çetën Partizane të Pezës si partizan, komandandant i çetës së IV, Peqin-Darsi, dhe kur në dhjetor caktohet nga komanda e divizionit të parë përfaqësues në misionin MEDRI, dokument që mban datën 1 janar 1945. FLD u shtua me anije të tjera luftarake, dragaminat e mëdha oqeanike, gjuajtësit detarë kundër nëndetseve, anijet ndihmëse, etj. Viti 1958 ëdhtë vit i organizimit të gjithë Ushtrisë dhe përsëri në Ministrinë e Mbrojtjes rikrijohet Dega e Marinës pranë Shtabit të Përgjithshëm me drejtues Abdi Mati dhe në Vlorë komanda e FLD me Teme Sejko i cili erdhi nga arma e zbulimit të ushtrisë dhe morri gradën retrospektive të oficerit të marinës.

Kapiteni i rangut të parë Abdi Mati kryeson delegacionin e Qeverisë së RP të Shqipërisë në bisedimet për çminimin e ngushticës të Korfuzit me përfaqësuesit e Qeverisë së Mbretërisë Greke, Çminimi filloi më 15 mars dhe përfundoi në 7 korrik 1958. Protokolli përfundimtar u nënshkrua në qytetin e Sarandës nga të dy palët. Në korrik 1959 për here të parë gradohen me gradën e kundëradmiralit Abdi Mati dhe Teme Sejko. Modernizimi i FLD përcaktohet nga marrëveshja dypalëshe por edhe nga vazhdimi me marrëveshjet e tjera e veçanërisht me atë të Bazës ushtarake detare të Vlorës e cila përfundonte për kompletimin e saj në vitin 1965, dmth të 12 nëndetset dhe të gjithë anijet, avionët, elikopterët, platformat e lëshimit të raketave do të kompletoheshin dhe merreshin për përdorim luftarak nga efektivi shqiptar prej instruktorëve sovjetik.

– Çdo të thotë kjo?

Duhet të njohësh marrëveshjet e nënshkruara, dokumentat e komisioneve të përbashkëta, rregulloret, praktikat e dokumentuara, protestat   midis dy vendeve dhe cilësimin, sekret për vendet e treta që të kuptohet se çfarë janë ngjarjet me sovjetikët në vitin 1960-1961.

Interpretimet nga këndvështrime politike të këtyre ngjarjeve kanë sjellë moskuptim të tyre por edhe trilli artistik në disa vepra letrare artistike ka luajtur një rol negativ për paraqitjen e vërtetë të historisë. Baza e Vlorës asnjëherë nuk ka qënë bazë e anijeve e nëndetëseve sovjetike dhe asnjëherë nuk ka patur komandë sovjetike për Bazën e Vlorës. Të gjitha anijet dhe nëndetëset e mbërritura për modernizimin e FLD ishin në pronësi të shtetit shqiptar. Efektivat sovjetike me mbërritjen në ujrat shqiptare ktheheshin në cilësinë e instruktorëve. Sipas marrëveshjes dhe rregulloreve asnjë anije nuk mund të lëvizte pa urdhërin dhe lejen e komandës së FLD të RP të Shqipërisë.

-Duke dëgjuar këto sikur reviziononi historinë e ngjarjeve të Vlorës në vitin 1961?

Jo? Aspak. Marrëveshjet dhe rregulloret janë të njohura sepse ato janë botuar në vitet 60-70 në dokumentat kryesore të qeverisë e shtetit shqiptar. Historinë nuk mund ta bëjë trilli në veprat letrare e artistike, po ashtu edhe mos njohja e marrëveshjeve apo interpretimi i keq politik i tyre duke mos i patur parasysh apo neglizhuar e interpretuar ato. Aq më tepër Baza e Vlorës nuk ka qënë asnjëherë bazë ushtarake detare e komanduar nga Traktati i Ëarshavës sepse marrëveshja midis dy vendeve ishte sekrete për të tretë.

-Atëherë si lexohen këto ngjarje?

Për FLD 1945-15 gusht-1992 ato janë faqe të historisë detare ku vetmohimi, përgatitja profesionale detare, zbatimi i rregulloreve dhe marrëveshjeve prej komandës së FLD të RP të Shqipërisë, komandantëve të saj Abdi Mati, Hito Çako, Mark Plani, Xhemal Shani, Azis Hasa, Ziqiri Mero, Dashamir Ohri, Pali Carapuli, Stavri Çika, etj apo komandantëve të nëndetseve Aleko Pojani, Beqir Gërbi, Petrit Myftiu, Skënder Doçi. Shyqyri Çukaj.Pikërisht këto ngjarje bënë të hapej edhe Shkolla e Lartë Detarisë në Vlorë sipas idesë së Sami Frashërit shprehur në pamfletin e tij “Shqipëria çka qënê, çështë e çdo të bëhet”. Në aëtë shkollë u përgatitën mbi 1250 oficerë detarë jo vetëm pëe FLD por edhe për flotën detare dhe të peshkimit. E midis tyre komandantë e oficerë detar të zot si Ndue Jaku, Tasim Meçaj, Besnik Rizvani, Fitim Halili, Çapajev Smokthina, Robert Bali, Vladimir Beja, Kudret Çela, Ylli Lika, etj. Po ashtu në vitet ‘6-’70 FLD modernizohet me anije të shpejta e të fuqishme të cilat siguronin kujfijtë detar të Atdheut. Duke parë rrugën e FLD në këtë përvjetor të 75 të krijimit të sajë mund të themi se ajo është nga flotat më të arrira që mbylli misionin e saj duke I lënë rradhës një flote të re.

Sot janë Forcat Detare që në traditën më të mire të flotave dhe traditës detare ilire-shqiptare janë pjestare të NATO-s në mbrojtje të paqes dhe demokracisë.

-Cilat janë problematikat sot?

Duhet të ngihet Instituti i Detarisë. Ka akoma oficerë të zot detarë, ka shoqata të detarisë të cilat dëshirojnë të ecë përpara detaria shqiptare. Shpesh herë e gjykojmë thjeshtë si një mjeshtëri vetëm të lundrimit. Por problemet e detarisë janë të shumta janë të lidhura me problemet që na angazhojnë edhe si nënshkrues të konventave e traktateve ndërkombëtare për detin e problemeve të tij siç është konventa e Barcelonës. Vetëm nëpërmjet Institutit të Detarisë do kemi mendime, ide, projekte të qarta për detarinë dhe problemet e saj.

Këto ditë në një faqe të rrjeteve sociale lexova një thirrje të komandant Robert Bali (ish komandant i Forcave Detare) të cilën e botonte Auteriteti Portual Shqiptar. I bashkohem mendimit dhe thirrjes së komandant Robert Bali sepse përbën respekt për traditën detare iliro-shqiptare në shekuj e sidomos të flotave të fundit moderne si ajo Flotës Luftarake Detare 1945-1992 por edhe ajo flotës tregtare e të peshkimit. Pa tjetër që ky projekt i gjerë në probleme do t’i shërbejë ndërtimit të, Instutit të detarisë projekt i nisur tashmë, muzetë e detarisë në Vlorë e Durrës, muzeut historik të Admiraliatit të flotave të fuqive të mëdha në vitin 1913-14 në Shkodër, në godinën e ish hotel “Europa” ku ishte qëndra e komandës e fuqive të mëdha, Admiraliati, propozim i bërë tashmë.(fa.ni)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.