Kryesore

Mjekja Rreli: Pacientët me COVID-19 në gjendje të rënduar psikologjike, grupmoshat që e përjetojnë më shumë janë të rinjtë

15:22 - 13.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 29-vjeçar i prekur nga koronavirus, gjeti vdekjen pasi u hodh nga kati i tretë, mjekja psikiatre Ariana Rreli e ftuar në ‘News24’, u shpreh se personat që preken nga virusi shfaqin simptoma të stresit.




“Situata të tilla sjellin tension dhe stres tek të gjithë personat. Pacientët e prekur janë në një gjendje të rënduar psikologjike. Prania e psikologëve do ishte ndihmëse.

Ka persona që e kanë kaluar Covid por mbetet ana psikologjike, kanë çrregullime kanë ankth. Grupmoshat që e përjetojnë më shumë janë të rinjtë. Kam mbi 15 raste që po i trajtoj e kanë kaluar tashmë dhe po i trajtoj unë. Mosha mesatare është 26 vjeç. Karakteristikë e tyre është ndryshimi i gjumit, ankesa kryesore që kanë është reduktimi i orëve të gjumit. Kjo i bën më pak të përqendruar dhe energjik, ndërkohë që duan t’i rikthehen aktualitetit. Kanë nervozizëm, humori është disi më i rënë. Pra ulet niveli i reagimeve pozitive, paraqesin edhe rënie të oreksit”,- u shpreh mjekja.

Rreli këshilloi që në këtë situatë duhet të jemi racionalë pikë së pari.

“Duhet të mos i tejkalojmë këto përjetime emocionale, ne mund ta vetëmenaxhojmë situatën. Duhet shumë kujdes me jetën e përditshme, të qëndrojmë larg alkoolit, larg substancave dhe medikamenteve që mendojmë se mund t’i vetëpërdorim. Të kemi një jetë sociale jashtë këtyre bisedave mbytëse, të na përfshijnë mendimet pozitive si dhe të bëjmë shumë aktivitet fizik”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.