AKTUALITET

Rikthehet Covid-19 në Spitalin e Beratit, infektohet mjekja e Repartit të alergologjisë

14:10 - 13.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eneida Petova




Virusi Sars Cov-2 është rikthyer sërish mes bluzave të bardha në Berat. Një tjetër mjeke në Spitalin Rajonal të Beratit është infektuar me koronavirus.Mjekja e Repartit të Alergologjisë, prej disa ditësh kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar “pozitiv”.

Mësohet se mjekja është karantinuar në banesë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se janë kryer tamponët e familjarëve të mjekes dhe personelit të Repartit, ndërkohë që po hetohen edhe rastet e kontakteve të tjera të saj.

Mjekja alergologe ishte mes dy rasteve “pozitive” të deklaruara zyrtarisht dje pasdite nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që sipas kolegëve të saj ajo kishte 5 ditë e sëmurë dhe me shenja dalluese të infektimit nga koronavirusi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.