Kryesore

Si ndikon i nxehti tek diabetikët? Kini kujdes, këto janë këshillat që duhen zbatuar

14:50 - 13.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me mbërritjen e temperaturave të nxehta zakonisht uria e tepërt ndalon dhe trupi ndihet i ngopur më shpejt.




Kjo pikërisht për shkak të vapës e cila bën që organizmi të ngopet dhe lodhet më shpejt.

Kështu kaloritë dhe karbohidratet që ju shëndoshin nuk janë një kërcënim i vazhdueshëm në këtë periudhë të vitit.

Sidomos për diabetikët, vera mund të konsiderohet si stina ku marrëdhënia me ushqimin është e kujdesshme, pikërisht për këtë fakt.

Gjithsesi i nxehti mund të paraqesë një sërë problemesh të tjera për diabetikët.

Duke filluar që nga temperaturat dhe mënyrat se si njerëzit zgjedhin të freskojnë organizmin.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga gabimet më të zakonshme që personat e prekur nga diabeti bëjnë gjatë verës.

Në qendër mbetet gjithnjë marrëdhënia e ndërlikuar e kësaj sëmundje me ushqimet e duhura që duhen konsumuar.

Si Ndikon i Nxehti

Kur temperaturat janë të larta, trupi kërkon gjithnjë që të ftohet me anë të djersitjes, ajrit të freskët, ushqimeve dhe lëngjeve.

Shumë persona zgjedhin të freskohen me anë të ushqimeve dhe sidomos frutave gjatë verës.

Në rastin e diabetikëve kjo mund të kthehet në nje problem nëse ato konsumohen çdo ditë me shumicë.

Pavarësisht se rekomandohen shumë pasi mbajnë trupin të hidratuar dhe dhurojnë freski, frutat përmbajnë sheqer.

Kështu mund të kthehen në një armik për trupin e sidomos nëse merrni ilaçe për të kuruar sëmundjen.

Nga ana tjetër mjekët ngrenë një tjetër shqetësim në lidhje me pacientet që vuajnë nga kjo sëmundje.

Duke qenë se gjatë verës trupi i njeriut kërkon më pak ushqim dhe ngopet më shpejt, tendenca për të ngrënë më pak mund të kthehet në një problem.

Nëse merrni ilaçe për diabetin, ato do të ulin sheqerin në trupin tuaj duke u kthyer në një shqetësim.

Pasi mund të vuani nga mungesa e sheqerit në trup dhe pasoj atë jenë njëjtë të rënda.

Megjithëse mund të krijojë konfuzion, ky shpjegim i mjekëve tregon edhe një herë se sa e rëndësishme është të zgjidhni ushqimet e duhura.

Mundohuni të konsumoni vaktet tuaja të përhershme, si në periudha të tjera të vitit.

Pini shumë ujë, konsumoni perime me anë të supave, sallatave apo gjellëve duke bërë kujdes me sasitë e tyre.

Ndërsa për frutat mundohuni të konsumoni të paktën një mollë, një banane dhe një nektarinë.

Mund të zgjidhni frutat që preferoni duke evituar ato me shumë sheqer si fiqtë, shalqiu apo rrushi.

Si Ta Përballoni Të Nxehtin

Në mënyrë që të mos përballeni me sheqerin shumë të lartë apo shumë të ulët kujdesuni që të respektoni disa rregullave të thjeshta.

Mjekët këshillojnë të konsumoni shumë ujë, të hani shpesh dhe në sasi të vogla gjithnjë ushqime të shëndetshme.

Gjatë ditëve shumë të nxehta mundohuni të qëndroni më shumë në hije në mënyrë që të mbani nën kontroll edhe presionin e mirë të gjakut.

Theksi qëndron tek ushqyerja e duhur ndaj mjekër rekomandojnë të bëni gjithnjë kujdes./AgroWeb.org


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.