AKTUALITET

Aida Shtino reagon sërish pas akuzave ndaj bluzave të bardha: Do e shohim kush do të shkojë në burg

11:02 - 14.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-moderatorja Aida Shtino më anë të një postimi në Facebook reagoi ashpër ndaj bluzave të bardha në spitalet COVID, ku po trajtohen pacientët e infektuar me virusin.  Shtino shprej se mjekët nuk i lënë pacientët të mbajnë telefon, duke iu mohuar komunikim me familjarët.




Në statusin në fjalë, nuk munguan komentet e shumta, një prej të cilëve moderatorja ka vendosur t’i përgjigjet.

“Po mire unë kam rrëshkitur bravo, faleminderit për komplimentet zotëri, Shyqyr unë nuk jam qyqe dhe as e zezë. Nuk kam lidhje fare me këto zotëri i nderuar. Unë i përkas dritës.

Domethënë ju keni hyrë nëpër pavijone e dini se di janë pacientët… unë nuk e besoj fjalën tuaj, por besoj fjalën e miqve të mi që më shkurjanë se nuk e dinë si janë të afërmit dhe nuk komunikojnë dot me to edhe me ata që nuk janë të intubuar. Tani ato kërcënimet me brug mos m’i tregoni mua zotëri, apo si e keni hallin ju… çfarë ju shqetëson që hidheni si gjel… jeni pjesë e sistemit?

Meqë juve nuk ju bën përshtypje ky fakt, as mos hynë në faqen time dhe mos lexoni se çfarë shkruaj dhe dëgjoni gjeraqinat e sistemit.. a dhe mos harroni maskën se ju mbron nga Covidi.

Ndërsa atë burgun do ta shikojmë se kush do të shkojë… dhe se a janë ligjore, dhe a shkelen të drejtat e njeriut nga këto që po bëhen”, shkruan Shtino.

1 2
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.