Bota

COVID-19/ Britania e Madhe shton Francën në listën e shteteve të karantinës

11:51 - 14.08.20 gsh

Mijëra pushues mund të kenë anuluar planet e tyre, pas vendimit të ri të Mbretërisë së Bashkuar për vendosje të Francës në listën e vendeve të karantinës nga dita e shtunë. Në vendim është thënë se udhëtarët që kthehen nga Franca, Holanda, Monako, Malta dhe disa vende tjera, duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore.



Ky vendim i Britanisë vjen pasi kryeministri francez, Jean Castex, u shpreh se numri i të infektuarve është duke shkuar “ në drejtim të gabuar”.

Të enjen, Franca ka raportuar për 2,524 raste të reja me koronavirus në 24 orë, njëherësh shifrën më të lartë prej lehtësimit të masave të kufizimit në muajin maj.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.