BOTA

COVID-19/ Zelanda e Re kthen karantinën për 12 ditë

14:35 - 14.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se do të zgjasë për 12 ditë të tjera kufizimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi numri i personave të infektuar është rritur.




Ekzistojnë katër “nivele të alarmit” në Zelandën e Re, dhe Auklland është në nivelin e tretë, ndërsa pjesa tjetër e shtetit është në nivelin e dytë.

Origjina e shpërthimit të ri në Auklland, qytetin më të madh të Zelandës së Re, me popullsi prej 1.5 milion banorëve, është duke u hetuar ende. Kryeministrja e këtij vendi ka thënë se beson që brenda 12 ditëve, origjina e shpërthimit të virusit do të identifikohet, do të izolohet, në mënyrë që më pas të ketë kthim në nivelin e dytë të rrezikut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.