Kronikë

Zhduket 21-vjeçari nga Burreli, nëna denoncim në polici: Prej 10 ditësh kam humbur çdo kontakt

13:07 - 14.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 21-vjeçar nga Burreli është denoncuar i zhdukur nga nena e tij. Bëhet fjalë për Klevis Lleshin nga fshati Rukaj, me banim në Kamzë Tiranë.




Lajmi konfirmohet për News 24 nga burime zyrtare të policisë dhe prokurorisë së Matit, të cilat thanë se kanë celur një hetim për rastin. Nëna e të riut iu drejtua policisë 10 ditë më parë dhe deklaroi se kishte humbur cdo kontakt me të birin. Ajo ka ngritur dyshime se djali mund të jetë vrarë, për shkak të hasmërisë që familja Lleshi ka me familjen Hoxha nga Shqefëni.

Klevis Lleshi ndërkohë ishte në kërkim nga policia, pasi kishte kanosur për të vrarë nje person. Sipas nënës, ai kishte shkuar në Burrel ditën që në gjykatë do të zhvillohej një seancë kundër tij dhe ajo i ka kërkuar të dorëzohet. Por, ai nuk ka pranuar dhe pasi u ndanë së bashku gruaja tha se nuk ka asnjë dijeni për vendndodhjen e të birit.

Të kontaktuar nga News 24 zyrtarë të policisë thanë se kanë dyshime se familja mund të ketë bërë denoncim të rremë, me qëllim që djali t’i fshihej drejtësisë. Por News 24 ka mësuar se familja Lleshi ka një sagë të gjatë gjakmarrje që ka shkaktuar disa viktima dhe të zhdukur. Për këtë shkak, edhe pse në sekret të plotë, prokuroria po heton edhe në zhdukjen e të riut për motive gjakmarrje.

Saga e gjakmarrjes e ka zanafillën në Britaninë e Madhe, kur në prill 2012, atje u vra dhe më pas u dogj në makinë, Afrim Hoxha. Për këtë ngjarja u dënua me burgim të përjetshëm Arben Lleshi, kushëri me të riun që denoncohet i zhdukur.

Një vit pas krimit tronditës në Angli, në pyllin e Pukës, vritet Xhavit Lleshi, babai i Klevisit. Tri vite më vonë, në derën e shtëpisë në Rukaj, ekzekutohet Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit. Ndërsa u zhduk pa zhurmë Artan Lleshi. Edhe pse dyshimet janë që pjesëtarët e fisit Lleshi janë vrarë e zhdukur për motive gjakmarrje, deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për Krimet e Rënda.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.