SHËNDET

Si të rrisni bimët mjekësore në shtëpi për kurat e shëndetit

09:30 - 15.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hapësirat e brendshme ose të jashtme të shtëpisë suaj mund të transformohen shumë mirë në një oaz me bimë mjekësore.




Këto të fundit nuk duhet të mungojnë në asnjë shtëpi për shkak të aftësive të mrekullueshme shëruese.

Në AgroWeb.org do të mësoni se si të kurseni kohë dhe para duke mbjellë në shtëpi, 5 bimët më të mira mjekësore që ju nevojiten në çdo kohë.

Këto bimë do ju duhen për të luftuar të ftohtin, gripin, inflamacionin, lëndimet në lëkurë, infeksionet, dhimbjet muskulore, ankthin, pagjumësinë etj.

5 Bimët Mjekësore Që Duhet T’i Keni Në Shtëpi

Kamomili, bari i bletës, mijëfletëshi, pupëza, nenexhiku  janë pesë bimët mjekësore që jo vetëm mbillen dhe rriten lehtë, por edhe kurojnë shumë sëmundje.

Pupëza – Echinacea 

Kjo bimë me lule të purpurt njihet për aftësinë e mrekullueshme në pastrimin e gjakut. Në ditët e sotme, industria farmaceutike në Gjermani e përdor këtë bimë për të përgatitur shumë medikamente.

Ajo është efikase në forcimin e imunitetit dhe për shumë sëmundje të tjera.

Mbilleni në pranverë. Farat kanë nevojë për 10-20 ditë që të lëshojnë filiza.

Lulet pritet të çelin në vitin e parë. Sigurohuni që ta pastroni ambientin përrreth nga papastërtitë.

Plehërimi duhet të jetë i pasur dhe ujitja jo e tepruar.

Kjo bimë përdoret në formën e çajit dhe përgatitet si çajrat e tjerë.

Kamomili

Kamomili është përdorur si çaj për të zgjidhur problemet me stresin, tretjen, për të shpëlarë plagët dhe acarimet në lëkurë.

Kamomili rritet lehtë nga fara. Duhen të paktën 6 javë nga mbjellja që të çelin lulet e para.

Kamomili rritet mirë në klimë të freskët dhe nuk e do vapën.

Dheu duhet të ketë pak aciditet dhe i kulluar mirë. Pasi t’i keni mbledhur lulet, thajini në diell dhe përdorini për çaj.

Mijëfletëshi

Legjenda thotë se gjatë luftës së Trojës, Akili i famshëm përdori mijëfletëshin për të shëruar gjakderdhjen e ushtarëve të tij.

Mijëfletëshi përmban 120 substanca kimike që zbusin inflamacionin dhe qetësojnë muskujt.

Mijëfletëshi përmirëson tretjen, zbut ankthin dhe mbillet lehtë në shtëpi.

Kjo bimë rritet edhe gjatë dimrit dhe është shumë tërheqëse me lule të vogla të bardha ose vjollcë.

Mijëfletëshi mund të rritet nga fara ose nga një fidan ekzistues.

Ai duhet mbjellë në pranverë ose vjeshtë.

Bima kërkon ndriçim të plotë të diellit. Pasi lulet të kenë çelur, këputini degët dhe varini kokëposhtë.

Nëse keni të çara në lëkurë, vendosni bimën mbi plagë dhe gjakderdhja pushon menjëherë.

Në formën e çajit, mijëfletëshi është efikas kundër të ftohurës dhe etheve.

Bari i bletës

Siç shpjegon edhe emri, kjo është bima e preferuar e bletëve.

Ajo është efikase kundër ankthit, kontraktimeve muskulare , baktereve dhe mykut.

Bari i bletës duhet mbjellë në pranverë ose në vjeshtë.

Kjo bimë nuk e duron vapën e madhe dhe kërkon hije.

Bari i bletës ka tendencë pushtuese ndaj kërkon hapësirë dhe territor.

Nëse e përdorni të freskët, do të përfitoni një çaj të shijshëm.

Kur thahet, bima humbet një pjesë të mirë të aromës së saj, shkruan AgroWeb.org

Nenexhiku

Nenexhiku është përdorur për shërimin e stomakut.

Çaji i nenexhikut përdoret tradicionalisht kundër pagjumësisë, problemeve me tretjen, tensionin nervor, të ftohurës, diaresë, të përzierave etj.

Nenexhiku rritet shtatlartë dhe degët e saj shpërndahen horizontalisht.

Nenexhiku kërkon një dhe të kulluar mirë dhe diell.

Kjo bimë nuk ka nevojë për shumë përkujdesje.

Çaji i nenexhikut është i shijshëm dhe mund ta përgatisni të freskët direkt nga ballkoni juaj.

Një filxhan çaj rekomandohet tre herë në ditë kundër problemeve me tretjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.