Sociale

Zyrtari i PS humb betejën me COVID-19

09:03 - 15.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Socialiste në zonën e Laprakës, Ndue Ndoci ka ndërruar jetë nga COVID-19. Ai ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spitalin Covid në Tiranë, por nuk ka mundur që ta fitojë dot betejën me sëmundjen.




Burimet bëjnë me dije se Ndoci ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme për shkak se kishte pasur komplikime të shenjave të sëmundjes.

Lajmin e hidhur e kanë konfirmuar dhe miq e kolegë të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për ndarjen para kohe nga jeta të Ndocit.

Deputeti Ulsi Manja ka shkruar dedikimin e tij në Facebook, ku thotë: “E deshe jetën dhe luftove deri në fund si burrat! Si duket Zoti i do njerëzit e mirë pranë vetes. Lamtumirë miku im Ndue Ndoci!”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.