Intervista

Sporti në Shtatzani

21:59 - 18.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke degjuar informacione të shumta në lidhje me argumentin po i drejtohemi Pedagogut të Mjekësisë sportive në universitet, Dr.Dorian Meta si profesionist në fushën rehabilitative dhe atë trauamtologjike, për të patur një përgjigje profesionale të mundësisë apo jo të bërjes Sport në Shtatzani.




Profesor Meta ju si mendoni?

Shtatzania është një moment shumë i rëndësishëm në jetën e një gruaje, por njëkohësishtë edhe shumë delikat. Problematika të ndryshme si faktorë të jashtëm por edhe ndryshimet fizike të organizmit shtojnë edhe më shume momentin delikat të gruas. Duke marrë parasysh këtë individualizëm të shtatzanisë nuk ka një mendim të saktë dhe të prerë nëse duhet apo jo që në periudhën gestante 9 muajt e shtatzanisë) me doemos të kryhet veprimtari sportive. Sidoqoftë në trekëndëshin, Aktivitet fizik, Diet, Punë, patjetër që edhe gruaja gjen kohën për shëndetin personal por edhe të fëmijës. Është vërtëtuar nga studime të shumta të bëra, kryesisht nga studime perëndimore që kryerja e Sportit, kryesishtë gjimnastikës posturale ( pozicionet e të ndënjurit)  dhe Pilates, kanë dhënë rezultate teje pozitive për mbarvajtjen e fizikut të nënës dhe përmirësimit të jetës së fetusit përgjatë gravidancës. Me muajt që kalojnë edhe fiziku i nënës pëson modifikime, sidomos në lidhje me shpërndarjen e ngarkesës fizike në krahasim me fazat e fillesës së shtatzanisë. Por nuk do resht kurrë së thëni që përpara se të fillohet aktivitet sportiv apo sport duhet me patjetër të konsultohet me gjinekologun si dhe duhet të ket kaluar 3-mestri i parë.

Profesor çfarë ndryshon në trupin e  gruas në gestacion?

Me ecurinë e shtatzanisë rritja e uterusit dhe po ashtu e gjirit, ndryshon bariqëndrën e organizmit duke modifikuar vetvetiu edhe mënyrën e të ndënjurit si dhe biomëkanikën e lëvizjes. Nga ku problemi më i hasur është dhimja lumbare e shtatzanisë, lirim i artikulacionit sakro-iliak nga ku kemi një skuilibër anterior të peshës së trupit. Shtimi i elasticitetit vjenë si pasojë e ndërhyrjes hormonale ( estogjenët dhe progesteroni) të cilët relaxojnë gjithnjë e më shumë indin konektiv duke elasticizuar gjinjë e më shumë artikulacionet për ti bërë vënd fetusit që rritet. Rritja e elasticitetit shton rriskun e pësimit të traumave sidomos në shtatzani. Këtu fillon arsyeja e nevojës për të bërër aktivitet dhe sport. Ecja, gjimnastika posturale, Yoga Pilates janë disa nga aktivitet e mundura nga të cilat, falë edhe ritmit të tyre me intensitet të ulët bëhet një punë madheshtore në parandalimin e shume problemeve shoqëruese në shtatzani.  Legeni, Aparati Kardio-Respirator, Enët e gjakut, janë disa nga strukturat që preken më shumë në fazën e  shtatzanisë, ndaj të cilave aktivitetit fizik është e vetmja formë parandaluese ndaj problemeve që mundet të shfaqen. Ndaj zgjedhja e ushtrimeve bëhet nga Profesionistët pasi duhen marrë në konsideratë evente personale të gruaj dhe shtatzanisë së sajë për të identifikaur ushtrimet mënyrë dhe klohën e ekzekutimit të tyre.

 

 

Cilat janë karakteristikat e një plani stërvitor sipas jush?

Në shtatzani nuk mundet të mbahen nivele të larta aerobike pasi fetusi sjell vështirësi në frymëmarrje. Ndaj është themelore të mbahet nën vëzhgim Frekuenca Kardiake, duke mbajtur këtë të fundit 25-30 % më të ulët se vlerat optimale të fitnesit aerobik. Kjo sepse një shtim I kërkësës për gjak në nivel muskular do sillte një ulje të sasisë së gjakut në uterus dhe në placent me problemin shoqërues që fetusi (femija) do kishtë më pak gjak në dispozicion, faktor jo pozitiv. Ndaj janë të këshillueshme ushtrime specifike për të rritur tonusin dhe muskualturën e dyshemes pelvike ( muskut sfinkterial) ata abdominal, glutealët dhe diafragmën. Këto garantojnë një ecuri optimale për lindjen natyrale duke patur forcë për shtytjen e fetusit dhe kapacitet aerobik optimal në fazat e kontraktimit. Frekuenca kardiake duhet të mbetët në vlerat 120-140 rrahje për minut me faza specifike rekuperimi. Pas muajit të IV ushtrimet duhet të jenë në këmb osë anash. Mundet të përdoren llastiqe, shkopa, kettlebell, etj.

Cilat janë avantazhet kryesore?

Së pari rritja e fitnesit muskular dhe eliminimi I tensionit të muskujve, rritje të fleksibilitetit, rritje të forcës kontraktuese të dyshumes pelvike, parandalim obezideti, parandalimi i variçeve, rritje të kapacitetit Kardio-polmonar, përmirësim I fluksit të gjakut tek fëmija, parandalimi I diabetit gestant, rritje e oksigjenimit të placentës dhe fetusit, përmirësim të cilësisë së gjumit, përmirësim ndaj mënyrës dhe sasisë së ushqimit, eliminim I stresit post-patrum apo I faktorëve depresiv, ulje e dhimbjeve lumbare ( të mesit) dhe atyre artikulative. Këto janë disa nga faktorët kryesor shëndetësore të cilët përvetësohen me Sportin dhe aktivitetit sportive në shtatzani. Sipas një studimi “Effect of antenatal gymnastics on childbirth: a study on 50 sedentary ëomen in the Republic of Benin during the second and third quarters of pregnancy” rezultoj në analizën e rezultateve që kryerja e aktivitetit fizik apo Sportit reduktonte me 60 % mundësinë e të paturit probleme shëndetsore gjatë shtatzanisë. Ndaj sygjeroj Sport dhe mbi të gjitha DREJTOHUNI VETEM TEK SPECIALISTËT E FUSHËS


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.