Kulturë

“Kadare dhe muzika”, të gërmosh Dosjen H…

17:11 - 28.08.20 gsh

Vasil Tole nuk është vetëm një muzikolog e kompozitor. Ai mbi këtë është një studiues që vëzhgon në thellësi fenomene të ndryshme që kanë të bëjnë me artin pa fjalë dhe artin e fjalës së shkruar. Dhe kur i rreket kësaj çështjeje, di të shënjestrojë mu në qendër, në kuptimin se trajtesa e tij zë vend dhe ka këndvështrimin e saktë.



E kristaltë është vepra e Toles “Kadare dhe Muzika” për të gjitha ato çfarë ka pikasur autori në raportin e prozatorit tonë me muzikën, ose më saktë me folkorin shqiptar, me këngët epike, baladat, legjendat, këngët e vajit e kështu me radhë. Tole dëshmon se Kadare është një njohës i shkëlqyer i folklorit kombëtar, i muzikës në përgjithësi dhe pikërisht ai di më pas ta barti funksionalitetin e këtij thesari për t’i shërbyer veprës, kontekstit kohor, lexuesit e kështu me radhë. Dhe kur gërmon qoftë edhe vetëm te Dosja H, mund ta imagjinojmë se ç’perla dalin në sipërfaqe.

Vërtetë Tole di të na dhurojë kryevepra të domosdoshme për artin në përgjithësi, për gjuhën e kështu me radhë.

Afrim Shabani

Doctoral Candidate

Bradley University

1 2
<
>

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.