Kryesore

Sot në orën 20:00 Superkupa e Shqipërisë, Tirana dhe Teuta kërkojnë trofeun e parë sezonal

12:45 - 31.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana dhe Teuta do të përballen sot në orën 20:00, ndërsa janë në kërkim të trofeut të parë sezonal. Në “Elbasan Arena”, dy skuadrat do të diskutojnë finalen e Superkupës së Shqipërisë. Një sfidë e rëndësishme, por edhe një test në prag të përballjeve të ardhshme në Ligën e Europës, por edhe të sezonit të ri në Superligë. Ndeshja e fundit mes Tiranës dhe Teutës ishte ajo për finalen e Kupës, trofe ky u fitua nga skuadra durrsake.




Si Tirana ashtu edhe Teuta vazhdojnë aventurën europiane. I njëjti diskutim edhe për Kukësin dhe Laçin. Për Egbo, suksesi i skuadrave shqiptare në arenën ndërkombëtare do të pasqyrohet edhe në sezonin e ardhshëm, duke e bërë atë më të rivalizuar.

Ndërkohë, Teuta vjen në këtë finale të Superkupës pas suksesit kundër Beitar Jeruzalem, që i dhuroi kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Europës. Ky sukses i ka dhënë të tjera doza optimizmit të skuadrës së drejtuar nga Edi Martini, që kërkon të nisë sezonin e futbollit në vend me një trofe të rëndësishëm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.