Sociale

“Dr. Silva Bala, dr. Arjani, Vaso… përkushtim që s’e gjen askund”, gazetarja tregon të vërtetën për punën e palodhur në Sanatorium

14:46 - 04.09.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Darina Tanushi




Te dyja ngjarjet e ndodhura te “Shefqet Ndroqi” jane te renda padyshim. Te tmerrshme do thoja, por ne asnje moment nuk pranoj, mandje kundershtoj akuzat qe hidhen ndaj mjekeve apo infermiereve te Sanatoriumit. Nga disa pervoja personale, jo vetem 1 here kam konstatuar (pa u prezantuar aspak si gazetare) nje rregull qe nuk e gjen aspak tek QSUT. Mjeke e infermiere qe nuk te shohin nga duart, por me mjaft perkushtim bejne punen, nje pasterti qe nuk e gjen ne asnje spital tjeter. Dr. Silvana Bala, te cilen e shihja cdo mengjes ne cdo dhome per te pyetur per cdo pacient, Dr. Arjan Mezinin, Dr. Vason qe ka nje vend te vecante apo dr. Violen. Nuk do te harroja Dr. Fatmirin qe pavionin e kirurgjise e ka kthyer ne model. Ne fund, por jo nga rendesia Dr. Perlat Kapisyzin qe eshte nje profesionist qe nuk pranon asnjehere te flase publikisht, por vetem me pune. Ka njerezillek tek keta mjeke, ndaj mos i rendoni me akuza qe nuk u takojne. Pavaresisht pageses ata nuk po njohin orar. Mjeket tane po na ikin, ndaj te pakten te mbajme keta qe na kane mbetur! Probleme kemi dhe te gjithe i dime, por do rrezikojme te presim sherimin nga natyra e Zoti si ne epoken e gurit, nese do vazhdojme te godasim edhe mjeket!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.