BLUETOOTH

Luana Vjollca feston ditëlindjen si beqare. Dyshja largon njëri-tjetrin nga rrjetet sociale

18:08 - 05.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Festa në tarracën e shtëpisë dhe mungesa e partnerit Krenar Çoçaj  – Moderatorja e njohur Luana Vjollca festoi pak ditë më parë 29-vjetorin e lindjes dhe nuk kishte se si të mungonin surprizat, të cilat kanë nisur që nga mesnata. Ka qenë vetë moderatorja, e cila postoi disa foto në rrjetin social “Instagram”. Luana shfaqet e veshur me pizhama, e rrethuar nga tullumbace me ngjyrat rozë dhe të bardha, lule dhe qirinj që krijojnë një atmosferë tepër romantike. “29 vjetori festohet me pizhama e pa grim. Ju du”, shkruan ajo. E pranishme në surprizën e moderatores ka qenë dhe motra e saj, Marina Vjollca e cila ndau gjithashtu disa pamje në “Instagram” me ndjekësit. “Gëzuar ditëlindjen jete! Zoti të bekoftë! Nuk e imagjinoj jetën pa ty! Të dua pafund”, shkruan Marina bashkangjitur postimit.




Pak detaje u publikuan nga festa në tarracën e pallatit dhe shumë dhurata ishin ato që pamë. Mesa duket moderatorja ka zgjedhur të postojë dhurata dhe lulet e shumta që ka marrë, duke etiketuar madje edhe dërguesit. Kujtojmë se vitin e shkuar, Luana zgjodhi të bëjë një festë të madhe për ditëlindjen, ku nuk munguan as pozat e Krenarit, ku radhë herë pozonte me baxhanakun e tij, Getoarin. Por duket se këtë vit, çifti nuk po kalon një periudhë të mirë. Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, Krenari dhe Luana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, duke lënë kështu të kuptohet një ndarje mes dyshes. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që përflitet për një krizë mes të dyve, ndaj nuk mund të themi se tashmë lidhja e tyre. Duket se pandemia i prishi planet për dasmë kësaj dysheje, por në fakt heshtja në rrjetet sociale flet për probleme më të mëdha sesa thjesht shtyrja e dasmës. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Luana u rikthye nga pushimet, ku si gjithmonë nuk zbuloi se kush e shoqëronte në ato ditë të nxehta. Megjithatë, diçka mbetet e pandryshuar, ditëlindja e 29-të e prezantueses ishte krejt ndryshe nga ajo e vjetshmja, me më pak njerëz më pak zhurmë dhe natyrisht pa praninë e Krenarit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.