Kryesore

“Jam shumë i shqetësuar për Blertën”, flet xhaxhai i vajzës që i shpëtoi vetëflijimit në Kombinat: Ka momente që…

13:12 - 07.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjarja e rëndë në Kombinat pak muaj më parë, ku brenda banesës u gjetën të vdekura nënë e bijë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, vazhdon të jetë ende një ngjarje tronditëse.




Blerta, vajza tjetër e familjes Josifi u gjet në gjendje të rëndë dhe me shumë pak shenja jete, por vetëm dy javë më pare ajo ka dale nga ambjentet e spitalit, nga ku edhe po trajtohej dhe është rikthyer në ambientet e shtëpisë.

Ajo arriti t’i shpëtojë gjithë kësaj ngjarje makabre e cila e kishte zanafillën e saj në mars të vitit 2018. Të afërm dhe familjar të familjes Josifi janë shprehur të tronditur dhe mjaftë të shokuar, pasi për shumë muaj me radhë ata trokisnin te dera e mbesave dhe kunatës së vet por vet ato nuk i lejonin të hynin brenda, pasi në njërën nga dhomat e shtëpisë qëndronte i pajetë trupi i Anisës prej 15-muajsh. Nga ana tjetër xhaxhai i vajzave u shpreh se prej kohësh kërkoja të shikoja Anisën por e ndjera Zhanet dhe Blerta nuk ma lejonin. Ai rrëfen se dalja nga spitali e Blertës i ka shtuar edhe më shumë përgjegjësinë, pasi ajo nuk është në gjendje të kujdeset për veten dhe as të qëndrojë e vetme në një banesë.

Pas daljes nga spitali daja dhe xhaxhai morën kujdestarinë ndaj Blertës si dhe e larguan atë nga banesa ku ndodhi krimi. Sot xhaxhai i Blertës ka një thirrje, ai vjen në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24, me autore Evis Ahmetin për të apeluar ndihmë.

DËSHMIA E XHAXHAIT

Jam ende i shqetësuar për Blertën pasi ajo nuk është në gjendje të jetojë apo të ushqehet vetëm. Pasi doli nga spitali ne jemi kujdesur dhe po kujdesemi shumë për të, pasi ajo është e pa qëndrueshme ende në logjikë. Ka momente që e pyes për diçka që ka të bëjë me ngjarjen dhe ajo në fillim thotë diçka tjetër dhe në fund thotë diçka tjetër. Nuk mund ti besoj asgjëje apo ta marrë definitive pasi ajo i mohon dhe i pohon gjërat që ne e pyesim.

Por unë shpesh herë mundohem ta pyes sesi qëndron e vërteta dhe se çfarë ndodhi brenda atyre mureve, por nga sa më ka shprehur Blerta si fillim këtë vetëflijim e kanë nisur Zhaneta dhe Blerta të cilat nuk ja dolën dot dhe dolën nga dhoma, pastaj këtë insiativë e mori e ndjera Anisa e cila ndërroi jetë 15-muaj më parë sipas mjekësisë ligjore. Zhaneta shkonte në punë tre muaj para se të ndërronte jetë dhe kthehej me gëzim në shtëpi pasi mendonte se do të gjente Anisën të ringjallur. Blerta shprehet dhe është e bindur se mami dhe motra janë në gjirin e zotit, ajo pohon se do ta ndjekë këtë fe por që nuk do bëjë një veprim të tillë vetëflijimi për ringjallje. Unë nuk dua shumë që ti rikthej kujtesën se edhe sipas porosive të mjekut, nuk duhet ti rikujtojmë asgjë.

Në fillim Blertës i shfaqeshin pamje dhe bërtiste ndërsa tani është pak më qetë. Pasi doli nga spitali ne i kemi qendruar mbi kokë dhe nuk kemi neglizhuar për asnjë moment atë çka mjekët na pohuan pasi ajo përkeqësohet nga momenti në moment. Unë dhe familja e dajës së saj kemi marrë kujdestarinë e saj dhe po e mbajmë me radhë, tani ajo ndodhet te shtëpia e dajës, nuk e lejojmë asnjë moment vetëm, kur duhet të lëvizi dikush shkon dikush nga ne që qëndron me të.

Ne flasim, bisedojmë me të për të mësuar dhe parë se çfarë po ndodhë brenda mendjes së Blertës pasi unë jam shumë i shqetësuar, ajo duket sikur here-herë e ka logjikën tamam por here-herë duket e shqetësuar dhe nuk pohon më ato që mund t’i ketë thënë në fillim. Pikërisht për këtë jam edhe këtu sot pasi në atë shtëpi ku ndodhi krimi ajo nuk mund të kthehet më dhe ne nuk do ta lejojmë më këtë gjë, për punën e banesës i kërkoj shtetit nëpërmjet emisionit tuaj që të gjejmë një rrugëzgjidhje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.