Sociale

Pandemia e Covid-19 ndryshon sjelljen e shqiptarëve, ja për çfarë i shpenzojnë më shumë paratë këto kohë

21:03 - 08.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar sjelljen konsumatore, e cila është përqendruar në blerjet e ushqimeve dhe orendive për shtëpinë gjatë kësaj periudhe.




INSTAT zbuloi se, gjatë muajit gusht inflacioni ishte 1,3 për qind, niveli më i ulët që nga muaji shkurt 2020, teksa rritja më e madhe e çmimeve u vërejt në produktet ushqimore dhe në furniturën e shtëpive kryesisht mobiliet.

INSTAT raportoi se, rritja vjetore e çmimeve në muajin gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,14 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,31 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,39 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje secili.

Krahasuar me muajin gusht 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,6 % secili, “Komunikimi” me 0,5 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 5,8 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,2 % secili.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 14,3 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 4,7 %, “peshk” dhe “sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,6 % secili, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,3 %, etj.

Krahasuar me muajin korrik 2020, çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Transporti” u rritën me 0,5 % secili, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4 %, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,3 %./ Revista Monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.