Kryesore

Taulant Xhaka i jep fund dilemave, firmos deri në vitin 2024 me skuadrën e…

14:15 - 11.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori i Kombëtares do vazhdojë të jetë pjesë e Bazelit, pavarësisht se emri i tij shpesh ka qenë i lidhur me një largim nga zviceranët.




Mesfushori i ka dhënë fund sot të gjitha dilemave, teksa ka firmosur deri në vitin 2024 me Bazelin.

29-vjeçari ka vendosur që qëndrojë te Bazeli, aty ku është edhe shtëpia e tij, pasi kujtojmë që ka dalë nga akademia e këtij klubi dhe nga 2010 është pjesë e ekipit të parë, përveç sezonit 2012-2013, kur luajti i huazuar te Grasshopers.

Mesfushori kishte qenë në bisedime me Beshiktashin në Turqi që dëshironte shërbimet e tij, por në fund nuk është finalizuar dhe Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Bazelit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.