Kryesore

7 super ushqimet që vjeshta na ofron për të pasur një sistem imunitar të fortë

13:45 - 14.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Anila Kalleshi, nutriciene dhe dietologe — Është momenti kur fëmijët kthehen në shkollë dhe moti fillon të ndryshojë… e kuptojmë që vjeshta erdhi. Gjithashtu, kjo stinë sinjalizon dhe sezonin e gripit, pasi temperaturat bien dhe kemi një rritje të rrezikshmërisë për t`u prekur nga infeksione të tjera, si i ftohti i zakonshëm. Nuk ka asnjë ushqim “magjik“ që do t`ju mbrojë nga sëmundjet infektive, por ka disa ushqime që kanë një përqindje të larte nutrientesh që ju ndihmojnë për të pasur një sistem imunitar të fortë. Këtu do të gjeni 7 super ushqime të sezonit të vjeshtës që padyshim janë një bonus për shëndetin tuaj.




Por ndërkohë kini parasysh që të bëni një gjumë të mirë, të inkoorporoni ushtrime të ndryshme fizike në rutinën tuaj si dhe vazhdimisht të qëndroni vigjilente. Më poshtë do të gjeni super-ushqimet fantastike të vjeshtës që do t`ju ndihmojnë të keni një shëndet optimal: 1. Agrumet
Agrumet si limonat, portokajt, grejpfruti dhe lima janë të pasura në vitamin C. Sipas studimeve të bëra, vitamina C rrit prodhimin e rruazave te bardha te gjakut qe ndihmojnë në luftën ndaj infeksioneve. 1.Vitamina C, që ndryshe njihet si acidi asorbik, tretet në ujë dhe si rezultat, trupi i njeriut nuk e ruan. Ju duhet të përfshini në dietën tuaj ushqime që janë të pasura me vitamine C dhe portokalli është një burim i shkëlqyer.

2. Shega është konsideruar prej shekujsh si një super-ushqim për shkak të nutrienteve unikë që përmban. Pothuajse çdo pjesë e bimës së shegës, mendohet që ka veti anti-mikrobiale, që do të thotë që ky frut sezonal mund të parandalojë rritjen e bakterieve dhe viruseve. Plus, si lëngu i shegës dhe farat e frutit përmbajnë nutriente që ndikojnë në forcimin e imunitetit, përfshirë vitamine C-kështu që konsiderojeni si frut primar këtë sezon.

3. Hudhra Ndërkohë që ne jemi me fat që mund ta gjejmë gjatë gjithë vitit, hudhra zakonisht korret në shtator dhe shitet ne vjeshte. Hudhra përmban një përbërje që formohet kur copëtohet e quajtur alicinë, e cila ka treguar qe ndikon ne forcimin e sistemit imunitar. Në fakt, rezultatet nga një studim sugjerojnë që nëse konsumoni çdo ditë hudhër mund të reduktoni përkeqësimin e simptomave të gripit dhe të ftohtit.

4. Patatja e ëmbël. Ngjyra e pjesës së brendshme së patates së ëmbël vjen si pasojë së përmbajtjes së pasur të beta-karotene, një antioksidant natyral që konvertohet në vitaminë A në trup. Meqenëse nivelet e ulëta të vitaminës A lidhen me një dobësim të sistemit imunitar, ta konsumoni vazhdimisht është ideale gjate vjeshtës.
Këshille: Zieni disa patate të embla dhe përdorni pjesën e brendshme në receta si petulla ose smoothie për një dozë sa më natyrale të nutrienteve që patatja e ëmbël përmban.

5. Boronica e kuqe Kur konsumoni boronica te kuqe, arrini te merrni nëpërmjet tyre një dozë natyrale me vitaminë C dhe polifenole që mund të forcojnë sistemin imunitar. Në fakt, komponentët që gjenden në lëngun e boronicës kanë treguar që mund të parandalojnë shfaqjen e gripit, duke sugjeruar një potencial terapeutik, megjithatë më shume studime janë të nevojshme. Këto fruta kanë sezonin tani në vjeshte, por mund të shijohen përgjatë gjithë vitit duke i ruajtur në ngrirje ose duke i thare. Nëse konsumoni një gotë me lëng 100% boronice të kuqe, është fantastike për shëndetin tuaj.

6.Kungulli vjeshtor nuk është thjesht dekorim për Hallowën, por, gjithashtu, është një komponent mjaft i rëndësishëm për shumë receta të shijshme si dhe ka një përmbajtje të lartë të nutrienteve që mbeshtesin sistemin imunitar dhe ndihmojnë për të luftuar infeksionet dhe të ftohtin. Kungulli vjeshtor gjithashtu permban vitamine C, një nutrient që njihet për vetitë e mrekullueshme që ka për forcimin e imunitetit.

7. Rrushi është me shumë sesa thjesht një frut, por suporton shëndetin e sistemit imunitar në mënyra të ndryshme. Rrushi (te gjitha ngjyrat) permbajne me shume se 1600 përbërje bimore natyrale, përfshirë antioksidantët beneficiale dhe polifenole të tjerë, të cilët kanë treguar që mbështesin shëndetin dhe funksionimin e qelizave të tyre-një bazë për shëndetin e mirë dhe mirëqenien. Studimet në përberjet individuale të rrushit, përfshirë resveratrol-in, kanë treguar një ndikim pozitiv në imunitet. Hidratimi është thelbësor për optimizimin e shëndetit imunitar dhe rrushi është një frut hidratues, që përmban më shumë se 80% ujë. Pra, konsumojini vazhdimisht për të mbështetur imunitetin si dhe për të shijuar një snack të shëndetshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.