Kryesore

Armenia e më pas Gjibraltari, FSHF bën publike axhendën e miqësoreve të Kombëtares

12:17 - 14.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria do të përballet në një miqësore më 7 Tetor ndaj Armenisë, ndeshje kjo që do të duhet të rregullojnë imazhin pas humbjes me Lituaninë.




FSHF ka gjetur akordin gjithashtu me përfaqësuesen e Gjibraltarit për një tjetër test miqësorë, këtë herë më 11 nëntor 2020.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të startojë në ora 19:00.

Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin, si edhe miqësorja e dytë për kuqezinjtë në program. Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.