Kryesore

Ligji organik për Presidentin, ja emrat e deputetëve që do jenë pjesë e grupit të punës. Pritet miratimi te Ligjet

11:10 - 14.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mblidhet Komisioni i Ligjeve. Në mbledhjen e sotme siç bën me dije për BalkanWeb” gazetari Ergys Gjencaj pritet të miratohet grupi i punës që do të punojë për këtë ligj.




Emrat e propozuar janë: Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli.

Kujtojmë që pas një viti betejë mes Kuvendit dhe Presidencës, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, mazhoranca i dha fund këtij konflikti me një raport këshillues.

Pavarësisht faktit që Meta i shpëtoi shkarkimit, shumica qeverisëse po harton një ligj që i kufizon kompetencat presidentit nëpërmjet një ligji organik.

Ky ligj sqaron në detaje teknikalitetet e veprimtarisë kushtetuese të Presidentit të Republikës. Ligji organik ndër të tjera do konstatojë te e drejta e presidentit për të dekretuar ose refuzuar dekretimin e një ministri, e drejta e presidentit për të ndryshuar datën e zgjedhjeve apo për mos thirrur në betim anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, precedentë të cilët kanë sjellë jo pak përplasje mes Kuvendit dhe Presidencës.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.