Kryesore

Rama takon Mitsotakis, mediat greke: Diskutime për marrëveshjen e detit

12:09 - 15.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri një i Qeverisë, Edi Rama ndodhet sot në Athinë në një vizitë zyrtare, ku gjatë saj do të takohet në darkë pune me homologun Kyriakos Mitsotakis.




Mediat greke raportojnë se gjatë darkës do të diskutohen çështje të mbetura pezull mes dy vendeve, si dhe pritet të diskutohen dhe hidhen bazat për marrëveshjen e detit.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme, kreu i qeverisë shqiptare do të jetë pjesë e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet, ekonomia, në një kohë që Shqipëria ka presidencën e OSBE.

Rama udhëton drejt Greqisë, pak pasi në fundjavë ishte në Turqi, ku u takua me Presidentin turk Recep Tayip Erdogan, në rezidencën e këtij të fundit në Marmaris.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.