SHËNDET

5 gjërat që mund të ndodhin nëse flini të zemëruar

20:10 - 16.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur jeni zgjuar, ekziston mundësia për t’i përpunuar dhe për të qëndruar larg emocioneve negative. Por, ndërsa këto ndjenja rriten, dhe një shqetësim i vogël që mund të keni mund të shndërrohet në një dramë të vërtetë. Por, si ndikon zemërimi tek gjumi?




Zemërimi ndikon në cilësinë e gjumit.

Stresi dhe ndjenjat negative ndikojnë në cilësinë e gjumit. Për më tepër, është provuar shkencërisht se gjumi i keq shkakton më shumë zemërim, pasi ka të ngjarë të zgjoheni të rraskapitur.

Zemërimi është i rrezikshëm për shëndetin tuaj.

Shkencëtarët tashmë kanë përcaktuar se cilësia e gjumit ndikon në shëndetin e përgjithshëm. Normalisht, gjumi vepron si “terapi brenda natës”, duke stabilizuar emocionet në mënyrë që të mund t’i përballojmë më mirë ndjenjat të nesërmen. Por zemërimi dhe stresi intensiv mund ta rrezikojnë këtë proces. Emocionet negative çlirojnë hormonet e stresit, duke ju bërë më të nervozuar.

Është e vështirë t’i largosh ndjenjat negative pasi flini.

Studiuesit pretendojnë se ne jemi më pak në gjendje ta largojmë nga mendja një përvojë negative pasi të flemë sesa para saj. Kur flemë, truri ynë përpunon informacione të reja dhe i ruan ato në kujtesën shkurtër dhe afatgjatë. Gjatë gjumit, zemërimi ndikon në kujtesën tonë afatgjatë dhe për pasojë mund të ketë një efekt afatgjatë. Kur ndjenjat negative ngurtësohen në kujtesën tuaj, do të jetë shumë më e vështirë t’i shtypni ato në të ardhmen.

Zemërimi “vret” sinqeritetin.

Kjo ndikon gjithashtu edhe në raportin me partnerin. Kur shtriheni dhe jeni me nerva, gjendja shpirtërore e juaja nuk është në më të mirën e mundshme, duke krijuar një model toksik. Nëse kjo gjë përsëritet shpesh, zemërimi do të shkatërrojë marrëdhënien tuaj.

I dërgon një mesazh negativ partnerit tuaj.

Nëse në mes të një debati vendosni thjesht të ktheheni në anën tjetër duke mos argumentuar, në këtë mënyrë tregoni se vlerësoni më shumë “fitoren” në konflikt, sesa mbajtjen e një marrëdhënie të shëndetshme me partnerin. Mënyra se si i trajtoni mosmarrëveshjet mund të forcojë ose prishë marrëdhëniet tuaja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.