Kronikë

Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit/ Gjoçi: Autori kishte pamje. Lala: Njerëzit menduan se ishte tërmet

21:44 - 16.09.20 gsh

Ish- drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Gjoçi dhe gazetarja Klodiana Lala të ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 kanë komentuar atentatin e djeshëm me tritol në automjetin e Preng Gjinit tek Ura e Selitës në Tiranë.



Gjoçi shprehet i bindur se përderisa eksplozivi kishte prej 1 jave në automjet, autori e kishte në shënjestër dhe në momentin e shpërthimit ka shijuar aktin, dhe nuk e ka bërë me telefon.

Më tej ai thotë dhe nga eksperienca e tij se e shpërthimet me eksploziv janë më të vështirat për t’u zbardhur.

“Impakti dhe terrori që krijon në komunitet është goxha i madh. Është zonë e frekuentuar. Orari është i tillë që ka shumë lëvizje, fatmirësisht që kalimtarët dhe personi që u plagos janë mirë. Autorët e kanë zgjedhur një vend të tillë për të çuar mesazh tek grupi rival. Autorët e këtyre ngjarjeve, plagosjen e të tjerëve e cilësojnë si dëme anësore.

U tha që një javë më parë ka lëvizur automjeti. Makina ka shkuar në servis, është ngritur, vendosur, sofistikuar. Nuk është një minë apo bombë momentale, e vendosur 30 minuta para. Është minë me telekomandë.

Do të  thotë që autori e ka pasur në shënjestër, ka pasur pamje vizuale. Ka shijuar aktin. Se është dhe mënyra tjetër me telefon. Referuar ngjarjes, ngjarjet me shpërthim me eksploziv janë ngjarjet më të vështira për tu zbuluar”, u shpreh Gjoçi.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala rrëfen se nga dëshmitë e qytetarëve të zonës që jetojnë afër vendin ku ndodhi shpërthimi, fillimisht menduan se ishte tërmet për shkak të fuqisë së plasjes së tritolit. Ndërkohë shton se e vetmja arsye që jepet për shpëtimin e Preng Gjinit, është se nuk ishte tek vendi i pasagjerit por tek shoferi.

“Ishin rreth 500 gram tritol, nuk e di si është gjallë ende ai i plagosuri. Njerëzit menduan fillimisht se ishte tërmet. Është ajo shprehja që jetëgjati është jetëshkurtër.

Duke qenë se ka qenë tek timoni e ka mbrojtur. Nuk e di nëse është e mundur, por ky shpjegim është dhënë”, u shpreh gazetarja Lala.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.