AKTUALITET

Balla uron Fatos Nanon për ditëlindje: Udhëheqës historik!

14:53 - 16.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Taulant Balla ka uruar sot liderin historik të të majtëve për ditëlindjen, Fatos Nanon.




Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i grupit parlamentar të PS-së,  theksoi se nën drejtimin e Nanos u formësua e majta moderne socialdemokrate.

MESAZHI I BALLËS
Urimet më të mira për ditëlindjen udhëheqësit tonë historik Fatos Nanos.
Nën drejtimin e tij u formësua e majta moderne socialdemokrate dhe progresiste, duke spikatur kontributi i PS në momente të vështira e delikate që do të kalonte Shqipëria në ngjarje me ngarkesë të madhe politike:

si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga diktatura berishiane me projekt-kushtetutën e vitit 1994,
zgjedhjet e vjedhura të 26 Majit 1996 dhe dhunimi masiv i opozitës,
kriza e piramidave në 1997, kolapsi total dhe përgjegjësia jonë për rivendosjen e shtetit,
miratimi i Kushtetutës në 1998,
kontributi i pazëvendësueshëm në luftën e Kosovës në 1999,
hapat e rëndësishëm dhe historikë drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.