AKTUALITET

Mjeku nga Kavaja humbi jetën nga Covid-19, MSH: Prej dy javësh ndodhej në terapi intensive

20:30 - 16.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar vdekjen e mjekut 61- vjeçar nga Kavaja që ishte infektuar nga COVID-19.




MSH informon se mjeku ndodhej prej dy javësh në terapi intensive dhe se vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.

Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.