Kosova

Tre të vdekur dhe 76 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

15:35 - 16.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre të vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit.




Vendit i janë shtuar edhe tri viktima të cilat kanë humbur jetën nga Covid 19. Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në raport.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vend janë shënuar edhe 76 raste të reja me koronavirus.

Numri total i të prekurve nga ky virus në Kosovë ka arritur në 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes

E rastet e fundit vijnë nga komunat: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.